Jennifer Lopez tregon sërish anën e saj emotive. Këngëtarja shpërtheu në lot pas skualifikimit të një konkurenti në spektaklin muzikor amerikan “American Idol”.

Ajo e cilësoi vendimin e publikut si pa të drejtë dhe se konkurenti i eliminuar nuk e meritonte të largohej nga gara në këtë moment të spektaklit.

44-vjeçarja është përfshirë sërish në panelin e jurisë së “American Idol” dhe efekti është më shumë shikueshmëri për spektaklin, thonë producentët e tij.

Përvec angazhimit në këtë spektakël, JLo vazhdon paralelisht punën e saj për videoklipin e radhës. Pak ditë më parë ajo u fotografua më në formë se kurrë në bordin e një jahti së bashku me ekipin xhirues, ndërsa partneri i saj, Casper Smart e shoqëronte nga pas.

 

Top Channel