Kuba pezullon shërbimet konsullore me SHBA-të

15/02/2014 00:00

Qeveria kubaneze ka bërë të ditur se ka pezulluar shërbimet konsullore në SHBA, pasi një bankë amerikane vendosi të tërheqë objektet e saj. Kuba thotë se nuk do të mund t’u rinovojë pasaportat dhe të procesojë me vizat, deri sa të gjendet një alternativë për bankën “M&T”.

Banka njoftoi se vendimi i saj është marrë për arsye biznesi. Lëvizja pritet t’u ndalojë dhjetra-mijëra njerëz të udhëtojnë nga SHBA-të drejt Kubës çdo muaj, si dhe mund të ketë një impakt të rëndësishëm për ekonominë atje.

SHBA-të ndërprenë marrëdhëniet me ishullin komunist në vitin 1961 dhe imponuan një embargo ekonomike një vit më vonë.

Në mungesë të kontakteve bilaterale, shërbimet konsullore janë trajtuar nga Seksioni i Interesave Kubaneze në Uashington.

Në një deklaratë, qeveria kubaneze fajëson embargon tregtare për dështimin e saj për të gjetur një bankë të re “pavarësisht përpjekjeve të mëdha të bëra”.

Banka “M&T” njoftoi vitin e fundit se nuk do të pranonte më depozita duke nisur nga 17 Shkurti, që është një ditë pushimi zyrtare në SHBA.

“Seksioni bankar ndjen keqardhje për ndonjë shqetësim që mund të shkaktojë kjo situatë”, lexohej në deklaratë. Në të thuhet gjithashtu se “banka do të mund të trajtojë vetëm rastet humanitare”.

Top Channel