
Skiatorët amerikanë dominojnë në disiplinën “slopestyle”, duke zënë 3 vendet e para, e duke u rikonfirmuar si sportistët më të mirë, meshkuj dhe femra, në këtë disiplinë.
Medaljen e artë në “slopestyle” e mori Joss Christensen, i cili mblodhi 95.80 pikë, rreth 2 pikë më shumë se Gus Kenworthy, i vendit të dytë, dhe 3.4 pikë më shumë se Nikolas Gopher.
Kowalczyk, polakja më e mirë
31-vjeçarja ka frakturë në këmbë, por triumfon në kros 10 km
Polakja Justyna Kowalczyk triumfoi në garën e krosit klasik 10 km dhe mori medaljen e dytë të artë për Poloninë. Nga mediat europiane, kjo fitore e 31-vjeçares është cilësuar si heroike, pasi gjatë garës sportistja polake ka patur një frakturë në këmbë.
Më triumfin në Sochi, ajo e çon në 5 numrin e medaljeve të arta të marra në Olimpiadë dhe shndërrohet njëkohësisht si sportistja polake me më shumë medalje.
Rusët, të parët në patinazh
Marrin medaljen e artë dhe të argjendtë, gjermanët të tretët
Çifti rus i patinazhit artistik, Tatiana Volosozhar dhe Maks Trankoi, kanë arritur të marrin medaljen e dytë të artë në kategorinë e patinazhit të lirë, duke u shpallur edhe çifti i parë që merr dy medalje të arta në një Olimpiadë.
Kampionët e Botës dhe të Europës arritën të grumbullonin 236.86 pikë, duke i dhënë kështu Rusisë medaljen e 13 olimpike për çifte.
Medaljen e argjendtë e fitoi një tjetër çift rus, Ksenia Stolbova dhe Fedor Klimov, duke lënë në vendin e tretë gjermanët, Aliona Savcenko dhe Robin Zolkovni.
Top Channel