Shkurt nga Sochi 2014

14/02/2014 00:00

Sandro Viletta mori medaljen e artë në garën superekombinuar duke triumfuar ndaj veteranit të kësaj disipline, kroatit Ivica Kostelic, i cili mori medaljen e argjendtë.

Zvicerani Viletta e mbylli garën me kohën 2 min, 45 sek e 20 të qindat, rreth 35 të qindat më shpejt se kroati Kostelic dhe 47 të qindat më shpejt se italiani Innerhofer i cili mori medaljen e bronzit.

Cologna fiton në të njejtën olimpiadë 2 gara në cross-country

Zvicra ka marrë një tjetër medalje të artë dhe këtë falë Dario Cologna, i cili triumfoi në disiplinën cross-country 15km. Kjo është medalja e dytë e artë për Cologna në këto lojra, më parë ai përfundoi i pari garën në këtë disiplinë, por me distancë 8 km.

Ai është skiatori i parë në historinë e olimpiadave dimërore që fiton të dyja garat në një aktivitet. Sudezi Olsson mori medaljen e argjendtë dhe bashkëkombasi i tij Daniel Richardsson fitoi atë të bronztë.

Suedia, skuadra për t’u mundur, mposhti 1-0 Zvicrën

Në raundin paraeleminator të hokejit për meshkuj Zvicra u mund 1-0 nga Suedia, skuadër e cila sipas parashikimeve do të jetë kampionia e këtij sporti. Ndeshja tjetër e grupit C, ajo mes Cekisë dhe Letonisë përfundoi 4-2 në favor të cekëve.

Top Channel