Cdo këngëtare do të donte të ishte si Madonna dhe Rita Ora nuk bën përjashtim.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova postoi në Instagram një foto ku shfaqet si mbretëresha e muzikës pop në fillim të viteve ’90.

Fotoja është edhe më interesante për faktin se 23-vjeçarja ka pozuar vetëm me reçipeta.

Rita Ora aktualisht ndodhet në Dubai për të performuar në RedFest DXB, ku do të këndojnë edhe artiste si The Lumineers apo John Newman me rastin e Shën Valentinit.

Emocionin e saj para shfaqjes ajo e ka shprehur në Twitter: “Dubai, mezi po pres të ngjitem në skenë!!! Spektakli i parë i vitit!!! Le të nisë!!”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel