Në të gjithë shkollat e Kosovës është mbajtur një orë mësimi në lidhje
me ditën e rëndësishme të përvjetorit të pavarësisë së vendit.

Mësuesit e të gjitha lëndëve, pa perjashtim filluan punën jashtë planprogramit mësimor.

Profesorët e gjuhës shqipe në shkollën fillore “Faik Konica”, kërkuan nga nxënësit të shkruajnë ese për 17 shkurtin.

Ashtu si për nxënësit, edhe për mesuesit që dikur jepte mesim në kohët e vështira për dijen në Kosovë, kjo ditë është e një rëndësie të veçantë.

Nga nxënësit e kësaj shkolle, paraprakisht ishte përgatitur edhe një ekspozitë me piktura me temë, pavarësia e Kosovës.

Top Channel