
Leo Messi deklaroi se nuk i vë aspak rëndësi kritikave ndaj tij. Në një intervistë për ‘Radio La Red’, ylli i Barcelonës foli për formën e tij dhe për Botërorin që pret Argjentinën.
Forma pas dëmtimit dhe kritikat – E mora me qetësi rekuperimin. Ndenja shumë kohë pa luajtur, por tani jam i qetë. Sa më shumë ndeshje kalojnë, aq më mirë ndihem. Po mundohem të arrij nivelin tim më të mirë dhe po mendoj vetëm për të luajtur futboll. Nuk e vras mendjen për atë që mund të thonë njerëzit.”
Botërori – Po afrohet gjithmonë e më shumë, por ndërkohë të gjithë po luajmë ndeshje të rëndësishme me klubet tona. Argjentina gjithmonë është kandidate për Kupën e Botës, në formë të mirë apo të keqe qoftë. Kësaj radhe po shkojmë në Botëror në formë shumë të mirë.
Pozicioni i tij në fushë – Kam dëgjuar që thonë se po luaj më mbrapa apo që po luaj në një pozicion tjetër nga ai që luaja më parë. Unë them që ne vazhdojmë të luajmë pa sulmues të mirëfilltë dhe unë jam sulmuesi i fshehur, ashtu siç kam qenë në kohën e Guardiolës. Luaj në po të njëjtin pozicion.
Tata Martino – Pak nga pak po njeh klubin, gazetarinë në Spanjë, njerëzit… Është një trajner dhe njeri shumë i zgjuar.
Top Channel