Kush është Matteo Renzi

14/02/2014 08:50

Matteo Renzi, i cili më vonë gjatë ditës pritet të emërohet kryeministri i ri i Italisë është një prej “yjeve të rinj” të politikës italiane, pak i njohur jashtë vendit.

I lindur në qytetin e Firences në vitin 1975, Renzi u diplomua për juridik në universitetin e qytetit të tij. Ai iu bashkua Partisë Popullore Italiane në vitin 1996 dhe u shndërruar në liderin provincial në 1999-n.

Si kandidat i qendrës së majtë, në zgjedhjet e para popullore që mori pjesë, ato për presidentit për Provincën e Firences në vitin 2004, Renzi grumbulloi 58,8% të votave.

Pas pesë vitesh si kryetar i Provincës së Firences, Renzi shpalli vendimin e tij për të konkurruar në zgjidhjet bashkiake.

Tashmë një anëtar i Partisë Demokratike, një parti e qendrës së majtë në Itali, 39-vjeçari fitoi në zgjedhjet vendore të 2009-s me 47,6% të votave, përballë 32% të grumbulluara nga kundërshtari Giovanni Galli.

Një vit pasi u zgjodh kryetar bashkie dhe me popullaritetin në shkallë kombëtare në një rritje të vazhdueshme, Renzi organzoi një takim publik në Firence për të diskutuar mbi politikën italiane, ndërsa nënvizoi për nevojën e ndryshimit brenda partisë.

Në 2011-n, ai organizoi një takim të dytë në Firence, ku mbajti një takim të bazuar në qindra pika bisede. Atë vit, Renzi bëri bujë kur tha se të gjithë politikanët italianë ishin të një brezi të kaluar dhe se Silvio Berlusconi duhet të dilte në pension.

Në Shtator 2012, Renzi lajmëroi se do të konkurronte në zgjedhjet brenda partisë, ku humbi përballë fituesit Pier Luigi Bersani, me 60,9% të votave kundrejt 39,1%.

Pas dorëheqjes së Bersanit gjashtë muaj më vonë, pas pamundësisë së tij për të formuar një kabinet pas fitores së ngushtë në zgjedhje, Renzi konkurroi sërisht për kreun e partisë, këtë herë duke fituar me një shumicë dërrmuese, me 67,6% përballë dy kandidatëve Gianni Cuperlo e Giuseppe Civati.

Gjatë Janarit dhe Shkurtit 2014, Renzi lëshoi një sfidë ndaj kryeministrit Letta, duke kritikuar gjerësisht qeverisjen e tij.

Në datën 13 Shkurt, në një mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike, një mocion mosbesimi ndaj Lettas u mbështet me një shumicë prej 132 votash, kundër 16, çka bëri që kryeministri të lajmëronte dorëzimin e detyrës në ditën e Shën Valentinit.

Pas këtij formaliteti, presidenti i Republikës, Giorgio Napolitano pritet t’i kërkojë Renzit të shpallë një kabinet të drejtuar prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA