Kopertina më e nxehtë ndonjëherë

14/02/2014 09:40

Është koopertina më e shumëpritur e vitit dhe “Sport Illustrated” nuk zhgënjeu përsëri.

Për të festuar 50-vjetorin e themelimit, revista e mirënjohur vendosi që të publikojë në numrin e Shkurtit një kooperinë ku vendosen tre prej yjeve më të mëdha të modës dhe njëkohësisht tre prej femrave më tërheqëse të botës, supermodelet Nina Agdal, Lily Aldridge dhe Chrissy Teigen.

Të vendosura me shpinë, koopertina duket se është fokusuar në fundshpinën e vajzave dhe linjat e tyre të mrekullueshme.

Ky publik vjen ndërsa Nina Agdal sapo konfirmoi ndarjen e saj nga këngëtari Max George i grupit “The Wanted”.

Sipas zërave të revistave rozë, bukuroshnja daneze ka nisur tashmë një lidhje me hollivudianin Leonardo di Caprio.

Ndërkohë, 28-vjeçarja Aldridge vazhdon e lumtur martesën e saj me këngëtarin e grupit “Kings of Leon”, Caleb Followill, ashtu si Teigen, e martuar me këngëtarin “R & B”, John Legend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA