Playoff-i i Botërorit/Poloni-Shqipëri, anglezi Taylor do të vendosë drejtësi, gjykoi kuqezinjtë dhe në ndeshjen me Çekinë
Pep Guardiola është shprehur se Bastian Schweinsteiger nuk është ende gati për të nisur një ndeshje si titullar pas kthimit nga dëmtimi.
Mesfushori i Bayern Munchen u rikthye ditën e mërkurë nga operacioni në kavilje dhe luajti 25 minuta në fitoren 5-0 të bavarezëve ndaj Hamburgut, në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë, por trajneri spanjoll nuk mendon se lojtari i kombëtares gjermane është në gjendje të nisë nga fillimi takimin e radhës në Bundesligë.
“Është ende herët për të. Është një lojtar i mrekullueshëm dhe unë shpresoj që të fitojë formën e tij më të mirë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Guardiola në konferencën e shtypit përpara takimit ndaj Freiburg.
Bayern Munchen do të luajë ndaj Arsenalit në Londër ditën e mërkurë, por ish-tekniku i Barcelonës nuk mendon ende për Ligën e Kampioneve: “Ndeshja e radhës është gjithmonë më e rëndësishmja. Ne na duhet të vrapojmë shumë në këtë përballje.”
Top Channel