Dhurata e Jay Z. për Shën Valentin
14/02/2014 09:15
Jay Z. zgjodhi një byzylyk të thjeshtë, të paktën për buxhetin e tij, për t’i kujtuar Beyonces dashurinë që ndien për të në këtë Shën Valentin.
Reperi 44-vjeçar, sipas asaj që raportuan mediat amerikane, zgjodhi një byzylyk të përbërë nga ari dhe argjendi për bashkëshorten e tij.
Ndonëse me një vlerë prej 2 390 dollarësh, byzylyku mund të mbetet tepër i shtrenjtë për shumë prej nesh, për një njeri me pasurinë e Jay Z. kjo dhuratë mund të konsiderohet më shumë si diçka simbolike, e njëkohësisht fine.
Në marrëdhënien midis Jay Z. dhe Beyonce, dhuratat janë një gjë e zakonshme, siç u vërtetua në pushimet e kaluara rishtaz në Republikën Domenikane, ku të dy shkëmbyen surpriza të shumta midis tyre.
Top Channel