Bale: Cristiano është idhulli im

14/02/2014 00:00

Gareth Bale ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Champions Magazine’ ku ndër të tjera ka folur për përshtatjen e tij në një klub si Real Madrid dhe për shokun e tij të skuadrës Cristiano Ronaldo.

Përshtatja në Spanjë – Është ndryshe nga Anglia, por po kënaqem. Ende nuk flas spanjisht siç duhet, por do të mësoj. Shumë nga shokët dhe stafi drejtues flasin anglisht, por unë dua të mësoj gjuhën e vendit ku luaj.

Ndryshimi i pozicionit në fushë – Në fillim të karrierës luaja mesfushor, më pas mbrojtës i majtë, por unë doja të dilja në sulm. Në fund ishte Harry Redknapp që më vendosi në sulm. Që atëherë luaj i avancuar.

Cristiano Ronaldo – Është sjellë shumë mirë me mua që kur jam transferuar në Spanjë. Më ka dhënë shumë këshilla. Mësoj shumë nga ai. E kam pasur idhull para se ta njihja, ndërsa tani e kam edhe më shumë. Së bashku mund të formojmë një çift të mrekullueshëm në fushë.

Fitimi i titujve – Tek Reali pritshmëritë janë të mëdha. Duam të fitojmë çdo ndeshje dhe çdo kompeticion ku marrim pjesë. Mund të përmirësohemi ende. Shpresoj të fitojmë Ligën e Kampioneve.

Top Channel