Renditja e FIFA-s, Shqipëria +1 vend

13/02/2014 19:30

Kombëtarja e Shqipërisë fitoi një vend në renditjen e FIFA-s për muajin Janar, duke u ngjitur në vendin e 55-të në botë.

Renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në vendin e katërt e Portugalisë së udhëhequr prej Ronaldos.

Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit Nëntor, Zvicra është ngjitur me dy vende në pozicionin e gjashtë, ndërsa Brazili ngjitet në pozicionin e nëntë, duke lënë pas Holandën.

Midis pozicioneve të para, Danimarka është kombëtarja me rritjen më të madhe, me pesë vende, duke u renditur e 20-ta, ndërsa pas disa dështimeve të njëpasnjëshme, Mali është përfaqësuesja me rënien më të keqe, me 19 vende nga muaji i mëparshëm, duke u renditur e 59-ta.

Renditja e 20 vendeve të para të FIFA-s
Pikë        Përfaqësuesja
1. Spanjë       1 506
2. Gjermani    1 314
3. Argjentinë   1 255
4. Portugali    1 214
5. Kolumbi     1 211
6. Zvicër         1 159
7. Uruguaj      1 157
8. Itali           1 135
9. Brazil         1 125
10. Holandë    1 122
11. Belgjikë    1 117
12. Greqi        1 088
13. SHBA        1 044
14. Kili           1 038
15. Angli        1 032
16. Kroaci          966
17. Bosnje         919
18. Ukrainë        917
18. Francë          917
20. Danimarkë    907

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA