Paul Walker, gara me makina në trailerin e ‘Brick Mansions’
13/02/2014 00:00
Paul Walker shihet duke i dhënë me shpejtësi një makine sportive në trailerin e filmit ‘Brick Mansions’. Kjo është zgjedhja interesante e ‘Entertainment Tonight’ pasi aktori ndërroi jetë pikërisht në një aksident rrugor në moshën 40-vjeçare në nëntor të vitit të kaluar.
Filmi aksion, që është një “remake” i filmit francez të vitit 2004 me titull “District B13”, është xhiruar në vjeshtë të vitit 2013 dhe do të shfaqet për herë të parë në 25 prill të këtij viti.

Në këtë film, Paul Walker interpreton një polic të infiltruar i cili luan lojën e gangsterëve në mënyrë që më pas të ketë prova për t’i futur në burg.

Në këtë film interpretojnë edhe Kalinka Petrie, RZA, Catalina Denis dhe Ayisha Issa.

Top Channel