Familja vazhdon të besojë te Schumi

13/02/2014 18:50

Familja e shtatë herë kampionit në Formulën 1, Micheal Schumaker, vazhdon të besojë tek mundësia e rikuperimit të tij nga koma ku është futur që prej një aksidenti të pësuar në ski në 29 Dhjetor 2013.

Më parë gjatë javës, e përditshmja gjermane “Bild” raportoi për një përkeqësim të gjendjes së Schumit, i cili tashmë duket se është prekur edhe nga një pneumoni, por kjo nuk ka ndikuar në besimin e familjes.

Bashkëshortja 44-vjeçare, Corina, prej disa javësh vazhdon të qëndrojë përkrah legjendës së Formulës 1 në shtratin ku ai dergjet në një spital në Grenoble, Francë dhe në një komunikatë të familjes, lexohej: “Familja e Michael do të dëshironte të falenderonte të gjithë për mbështetjen e treguar në të gjithë botën. Këto urime të mira ndihmojnë familjen në këtë kohë të vështirë dhe vazhdojnë të ndihmojnë Micheal në rizgjimin e tij”.

“Familja vazhdon të besojë fuqimisht në riaftësimin e Micheal dhe kemi besim të plotë në stafin e mjekëve e infermierëve që po bëjnë gjithçka për të mirën e tij. Gjëja më e rëndësishme nuk është kohëzgjatja e rikuperimit, por fakti se Micheal është në proces shërimi”, lexohej ndër të tjera në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA