Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Emrat më të mëdhenj të Hollivudit të cilët do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar do të dalin të gjithë të fituar pasi edhe nëse nuk vlerësohen me statujën e lakmuar në mbrëmjen e 2 marsit, ata do të marrin një çantë me dhurata që do të kapë vlerën e 55 mijë dollarëve.
Çdo aktor dhe regjisor që është në listën e të nominuarve për çmim Oscar do të marrë me vete çantën me dhurata ku do të gjejnë pushime falas në vendet më luksoze, ora të çmuara dhe bizhuteri të shtrenjta.
Edicioni i 86 i çmimeve Oscar do të mbahet në Samuel Goldwyn Theater të Beverly Hills-it dhe prezantuesja do të jetë Ellen DeGeneres.
Drama “American Hustle” dhe filmi hapësinor “Gravity” kryesojnë listen e nominimeve për çmimet e famshme Oscar me nga 10 të tilla secili.
“American Hustle” kandidon në të gjitha kategoritë për aktorët me Christian Bale, Amy Adams, Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence, ndërsa në garën për filmin më të mirë, përballë ka “Gravity”, regjisori i të cilit, Alfonso Cuaron, është kandiduar për regjinë më të mirë, ndërsa protagonistja Sandra Bullock si aktorja më e mirë.
Pas tyre ndjek “12 Years a Slave” në garë për 9 çmime, përfshirë këtu regjia më e mirë dhe filmi më i mirë.
Në listën me 9 filma të nominuar për çmimet prestigjoze ndodhen gjithashtu edhe “The Wolf of Wall Street”, “Nebraska”, “Captain Philips”, “Dallas Buyers Club” dhe “Her”.
“American Hustle” është filmi i 15-të në historinë e çmimeve “Oscar” që nominohet në katër kategoritë vlerësuese për aktorët, megjithëse asnjëherë nuk ka ndodhur që një film t’i fitojë që të gjitha këto kategori. Të njëjtën gjë e arriti edhe “Silver Linings Playbooks” vitin e kaluar, 4 nominime në kategorinë e aktrimit, ku Jennifer Lawrence fitoi çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.
Top Channel