Siri, OKB ndihma në Homs

12/02/2014 00:00

Organizata e Kombeve të Bashkuara rinisi misionin në qytetin e rrethuar
të Homsit, pas disa orë bisedimesh për të zgjatur armëpushimin mes
ushtrisë siriane dhe kryengritësve.

Disa kamionë të OKB-së dërguan ushqime dhe agjensitë e ndihmës kanë gati autobusët, për transportimin e civilëve. Armëpushimi mund të përfundojë -të mërkurën- në mbremje, por Damasku garantoi edhe zgjatjen e tij. Qindra siriane janë shpërngulur nga Qyteti i Vjeter, por aty-ende- kane mbetur te bllokuar mbi 1000 persona.

Operacioni i shpërnguljes u pezullua të martën, sic thanë zyrtarët sirianë dhe ata të OKB-së, për shkak të probleme logjistike. Agjensitë e ndihmës shprehën shqetesime për fatin e dhjetëra personave që u morën nga forcat e sigurisë sirianë pasi ata u larguan nga Homsi. Zëdhenesi i OKB-se, Rupert Kolvil tha se “është shumë e rëndësishme, që ata të mos pësojnë asnjë dëmtim”. Ata po mbahen në një shkollë të braktisur. Të paktën 111 janë marrë në pyetje dhe më pas janë të lirë, ndërsa 190 të tjerë ndodhen ende aty. Autoritetet siriane shpjeguan se vëzhgimi i hollësishëm i tyre eshte shume I nevojshem, për të pastruar terroristët.
 
Në Gjenevë, përfaqësues të qeverisë dhe opozitës u takuan ballë për ballë të martën. I dërguari i OKB-së në Siri, Lakdar Brahimi tha se nuk është shënuar progres.  

Raundi i parë i bisedimeve përfundoi muajin e kaluar, pa u arritur asnje marreveshje mes paleve, që shkëmbyen ofeza mes tyre. Opozita kërkon që qeveria të firmosë “Komunikatën e Gjeneva II” e cila kërkon formimin e një administrate tranzicioni, me autoritet të plotë ekzekutiv. Presidenti sirian, Bashar Al Assad përjashton çdo transferim pushteti. Konflikti civil ka marrë mbi 100 mijë jetë njerëzish dhe detyroi mbi 9.5 milionë sirianë të braktisin shtëpitë e tyre.

Top Channel