Rita shkëlqen në Nju Jork
12/02/2014 00:00
30-vjetori i spektaklit të modës së Donna Karan në Nju Jorkt bëri bashkë Katie Holmes dhe Rita Ora që shkëlqyen mes dhjetra të famshëmve të ftuar në ceremoni.
Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë të zezë dhe një dekolte të hapur që tregonte, ndoshta pak më shumë se c’duhet. Megjithatë kjo nuk e pengoi Ritan që të buzëqeshte para aparateve.
Ajo vazhdon të jetë në krah të Dj me famë botërore, Calvin Harris dhe cifti duket se ka hedhur pas krahëve një moment të vështirë në marrëdhënien e tyre, ku u njoftua madje edhe ndarja, që nuk zgjati më shumë se pak ditë.

Top Channel