Rënia e frikshme e Javier Manquillo

12/02/2014 00:00

Javier Manquillo rrezikoi një dëmtim të rëndë pas një rënieje shumë të rrezikshme mbi qafën e tij.

Në ndeshjen që Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Atletico Madrid, lojtarit të ri spanjoll iu shkaktua një faull nga Cristiano Ronaldo gjatë dyluftimit në ajër dhe humbja e ekuilibrit bëri që ai të binte keq në tokë duke rrezikuar të thyente qafën.

Manquillo vazhdoi lojën rregullisht në pak minutat e mbetura të pjesës së parë, por nuk hyri në fushë për pjesën e dytë pasi shkoi në spital për kontrolle.

Top Channel