
Pas më shumë se një vit në mëshirë të fatit në Oqeanin Paqësor, si dhe pas 8 vitesh larg nga atdheu i tij, Jose Salvador Alvarenga është kthyer më në fund në shtëpi.
Rreth 20:30 me orën lokale (03:30), pasi zbriti nga fluturimi prej Los Angeles, Alvarenga u pa në një karrige me rrota përpara një tufe gazetarësh në terminalin e aeroportit të kryeqytetit të El Salvadorit, San Salvador.
I lodhur dhe i dobët, në dukje, ai nuk mundi të fliste në momentin që iu dha mikrofoni në duar.
Alvarenga reagoi në mënyrë instiktive, duke fituar duartrokitjet e të pranishmëve, dhe u ul në heshtje në karrigen e tij me rrota, teksa njerëzit brohorisnin dhe blicet e kamerave nuk ndaleshin.
Më pas, vuri duart në kokë dhe nuk mundi të qëndronte më, duke u transportuar me karrocë.
Ndalesa e tij e radhës do të jetë në një spital, ku Violeta Menjivar, zv/ministre e Shëndetësisë në El Salvador, informoi se gjendja shëndetësore e Alvarenga-s do të monitorohet.
Vetëm kur çdo të të verifikohet, Alvarenga do të mund të jetë i lirë të lëvizë në vendlindjen e tij, El Salvador, por gjithsesi, është e kuptueshme se edhe kur të ndodhë kjo, ai vend do t’i duket disi i çuditshëm.
Mrekullia e tij, – disa thonë e pabesueshme, – një histori që tërhoqi vëmendjen e shumë mediave. Edhe aty ku ai u gjet, – në një ishull koralor në Ishujt Marshall, tepër të izoluar, që shtrihet në thellësi të Paqësorit rreth 2000 milje nga Papua Guinea e Re dhe 2400 milje nga Hawaii, – shpëtimi dhe rikuperimi i Alvarenga-s tërhoqi një sërë mediash. Ato u bënë aq shumë intensive, sa që ai shkoi në një vend të fshehtë për të shmangur zhurmat, bënë të ditur burime pranë kujdesit shëndetësor ndaj tij.
Irene Sanchez, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të El Salvadorit, tha se Alvarenga “është ndierë i keqtrajtuar” gjatë dy javëve të fundit, pasi kishte kaluar aq shumë javë i vetëm.
Tashmë që po kthehet në shtëpi, ajo tha – gjatë së martës – se ai synon të kalojë më shumë kohe me prindërit e tij dhe vajzën, ashtu sikurse edhe të hajë “papusas”, një rostiçeri popullore latine.
Sa i përket vëmendjes së shfaqur nga gjithë të tjerët, Sanchez tha se “ai nuk e di se çfarë e pret”. “Ai nuk di që me shumë mundësi do të bëhet një njeri i famshëm, apo se si t’u përgjigjet interesimit të të gjithë mediave”.
Odisea e tij nisi në fund të vitit 2012, kur – sipas thënies së tij, – ai la Meksikën për atë që supozohej të ishte një ekspeditë 1-ditore për peshkim. Por, Alvarenga shtoi se ai dhe një shoqërues 23-vjeçar u përfshinë në rrjedhën e erërave të forta të veriut dhe u goditën nga një stuhi.
Për shkak të ngjarjes, çifti humbi mundësinë e të përdorurit të motorëve të tyre, – sipas Alvarengas, – si dhe nuk kishin sinjal radioje për të raportuar gjendjen e tyre të rrezikshme. 4 javë nga ‘humbja e tyre’, shoqëruesi vdiq nga uria, sepse refuzoi të hante zogj të gjallë dhe breshka, bën të ditur Alvarenga. Më pas, ai e hodhi trupin jashtë bordit.
Ndërveprimi tjetër me qeniet humane për Alvarengën, ishte më 30 Janar, kur banorë të ishullit Ebon, një tjetër ishull koralor i të njëjtit arkipelag (Ishujt Marshall), spikatën vizitorin misterioz.
Deklaratat e tij rreth periudhës së kaluar si i bllokuar në det nxitën një skepticizëm të gjerë se si mund t’i kishte shpëtuar ai një udhëtimi mbi 6000 milje detare në det të hapur. Por, zyrtarët në Ishujt Marshall thanë vazhdimisht se nuk kanë asnjë arsye përse të dyshonin te historia e tij.
Historia e tij tashmë jehon në vendlindjen e tij, fshatin bregdetar të Salvadorit, Garita Palmera. Tullumbacë e shirita kanë zbukuruar shtëpinë ku jeton familja e Alvarengas, si dhe një pankartë “Mirësevjen në Shtëpi” është vendosur në harkun e një peme palme. Një tjetër zbukurim, një zemër e dekoruar prej mbesës së tij, thotë: “Zoti të bekoftë”.
Top Channel