Lupita Nyong’o: Nuk po mësohem dot me paparacët

12/02/2014 00:00

Lupita Nyong’o është nominuar për çmim Oscar dhe tashmë është e famshme për të gjithë dashamirësit e kinemasë. Për këtë arsye, aktorja me ngjyrë duhet të kujdeset edhe më shumë për pamjen e saj.

Duke filluar nga veshjet që zgjedh për shfaqjen në tapetin e kuq: “Më pëlqejnë ngjyrat. Dua të provoj gjithçka. Ndërsa për tualetin më ndihmon një person i specializuar pasi vetë nuk kam përdorur shumë tualet. Kurrë nuk kam dashur të isha e varur nga tualeti për t’u dukur e bukur.”

Lupita tregoi për revistën ‘Glamour’ edhe emocionet e mëdha që e përfshinë kur mori vesh se ishte nominuar për çmim Oscar në kategorinë aktorja më e mirë joprotagoniste.

“Qava shumë dhe më pas nisa të kërceja. Por e pranoj që e kam të vështirë të mësohem me famën dhe paparacët”, tha 30-vjeçarja që u bë e njohur me interpretimin e saj në filmin ’12 Years a Slave’.

Top Channel