JLo xhiron himnin e Botërorit
12/02/2014 00:00
Jennifer Lopez ka nisur xhirimet e videoklipit të himnit zyrtar të Kupës së Botës “Brazil 2014” në Fort Lauderdale, ditën e martë. Kënga titullohet We Are One (Ola Ola).
44-vjeçarja ishte veshur me shumë ngjyra për të përçuar ndjenjën e karnevaleve të Brazilit dhe në sheshxhirim dukej se po ia kalonte shumë mirë.



Muajin e kaluar u bë e ditur se Jennifer Lopez do të këndojë këtë këngë së bashku me Pitbull dhe këngëtaren braziliane Claudia Leitte gjatë ceremonisë së hapjes së Botërorit, më 12 qershor të këtij viti.



Top Channel