Hollande pritet me nderime në Shtëpinë e Bardhë

12/02/2014 00:00

Presidentit francez, Francois Hollande iu bënë të gjitha nderimet në një
darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë, gjatë vizitës së tij në Shtetet
e Bashkuara, qëllimi i të cilës ishte rigjallërimi i marrëdhenieve mes
dy aleatëve të vjetër. Kjo ishte darka e parë zyrtare në Shtëpinë e
Bardhë prej vitit 2011.

Pasi u mirëprit në Shtëpinë e Bardhë, nga presidenti dhe zonja e parë, Hollande u ul mes ciftit Obama në sallën e madhe, në South Lawn, në pjesën jugore të ndërtesës presidenciale. Vendosja e Hollande mes tyre ishte taktike për ta lehtësuar presidentin francez, që mbërriti i vetëm, pas ndarjes me partneren e tij Valerie Trierweiler.

Mes miqve të ftuar në mbrëmjen e Shtëpisë së Bardhë ishin diplomatë, personalitete nga të dy qeveritë, si dhe përfaqësues të medias dhe biznesit.

Menyja kryesore ishin: havjari, vezet e mellënjës, biftek viçi ndersa ne sfond miqte degjohej këngetarja Mary Jane Blige.  

Me një gotë verë, Obama e çeli darkën duke cituar përshtypjet e shkrimtarit francez Alexis de Tocqueville, për Amerikën e shekullit të 19-të, për kuzhinën amerikane dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Ne amerikanet jemi rritur për t’i dashur gjerat franceze, filmat, ushqimin dhe verën. Por më shumë se gjithcka ne duam miqtë franceze, sepse kemi qendruar së bashku për lirinë tonë për më shumë se 200 vjet. Rroftë Franca! Zoti e bekoftë Amerikën dhe jetë të gjatë aleancës mes dy vendeve tona madhështore!” tha Obama.

Duke folur së pari anglisht dhe me pas frengjisht, Hollande përmendi sakrificat e ushtarëve amerikanë që luftuan në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nënvizoi dhimbjen e madhe qe ndjeu vendi i tij për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.

“Ne i duam amerikanet, megjithese nuk e themi shpesh dhe ju i doni francezet megjithese shpesh here keni turp ta pranoni”, tha Hollande.

Obama dhe Hollande sygjeruan se “ndjenjat e keqija për përgjimet amerikane dhe kundërshtimi i Francës për luftën në Irak, tani janë zbutur”. Të mërkurën Hollande do të udhëtojë në San Francisko dhe do ta takojë shefat e Silicon Valley, të Facebook-ut, Twtter-it dhe Google.

Top Channel