Gjendje emergjente në SHBA

12/02/2014 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në
shtetin jugor të Georgia-s, që sipas parashikimeve do të goditet nga
“një stuhi akulli”, e përmasave historike.

“Shërbimi kombëtar i motit” përmes një njoftimi online, paralajmëroi rreth 18 centrimentra dëborë në verilindje të Georgia-s dhe më shumë se 2 centimetra akull në pjesën lindore të këtij shteti.

Shiu i madh dhe erërat e ftohta pritet ta godasin këtë rajon. Stuhia, që do të fillojë të mërkurën, pritet të sjellë akull dhe borë nga Alabama deri në Virxhinia, ndërsa reshje te mëdha të borës të enjten do të regjistrohen ne brigjet verilindore të Shteteve të Bashkuara.

Guvernatori i Georgia-s, Nathan Deal  shpjegoi se “nuk ka asnjë dyshim që stuhia është një nga më të keqijat e nënës natyre dhe është prej akulli. Është armiku ynë më i madh”.

Meteorologet bene nje krahasim me stuhinë në zonën e Atlantas në vitin 2000, ku mbi 500 mije shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike dhe demet u llogaritën në 35 milionë dollarë.Presidenti amerikan urdhëroi përdorimin e fondeve federale për të ndihmuar përpjekjet e shtetit të Georgia-s në parballimin e stuhisë, – e cila, siç është paralajmëruar- do të mbulojë me shtresa akulli qytete dhe autostrada, të shkaktojë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë dhe mund të lë në erresirë mijëra banorë.

Top Channel