Binjake për Michael Jordan
12/02/2014 00:00
Michael Jordan është bërë baba’ i dy binjakeve mbrëmjen e së dielës. Bashkëshortja e tij Yvette ka lindur dy vajza në një spital të Floridës. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e ish-basketbollistit të famshëm.
Emrat e binjakeve identike janë Victoria dhe Ysabel.
50-vjeçari është martuar me Yvette në 27 prill të vitit 2013 pas 6 vitesh lidhjeje.
Jordan ka edhe 3 fëmijë nga bashkëshortja e tij e mëparshme Juanita Vanoy, nga e cila u divorcua në vitin 2006.
Michael Jordan aktualisht është pronari i skuadrës së basketbollit Charlotte Bobcats. Gjatë karrierës si lojtar ai ka fituar 6 tituj kampion në NBA me Chicago Bulls dhe ka marrë pjesë në 14 All-Star Game.
Top Channel