Vdes gjysmëmotra e Julia Roberts

11/02/2014 00:00

Sërish një vdekje e lidhur me drogën në botën e yjeve hollivudiane.
Nancy Mottes, gjysmëmotër e aktores Julia Roberts, ka vdekur për shkak
të një mbidoze.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e së ndjerës. Nancy, nga e njëjta nënë me aktoren, ishte më e vogla nga motrat dhe prej kohësh luftonte me depresionin e nxitur edhe nga obeziteti. 37-vjeçarja kishte arritur në 136 kg.

Gushtin e kaluar, pasi në vitin 2010 kishte bërë një operacion bypass për t’u dobësuar, kishte deklaruar se e kishte shumë të vështirë të jetonte nën hijen e së motrës aktore.

Sipas zërave të pakonfirmuar, në shtëpinë e Nancy Mottes janë gjetur ilaçe të ndryshme dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një vetëvrasje.

Nga ana e saj, Julia Roberts nuk ka dashur të bëjë komente për vdekjen e gjysmëmotrës. Familja e aktores, në një deklaratë për revistën “People”, është shprehur e tronditur nga humbja.

“Me trishtim të thellë konfirmojmë se Nancy Mottes është gjetur e vdekur në Los Anxheles për shkak të një mbidoze”, kanë thënë familjarët e së ndjerës për revistën.

Top Channel