Tiranë, dy aksidente në 60 minuta
11/02/2014 00:00
Dy aksidente, fatmirësisht pa pasoja të rënda ndodhën në harkun kohor të 60 minutave në Tiranë.
Tre automojete dhe një motoçikletë u përfshinë në një aksident pranë qendrës tregtare “ETC”, në afërsi me kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit.
Frenimi i një prej shofereve për të shmangur një aksident tjetër ka sjelle përplasjen e këtyre automjeteve së bashku.
Nga ky aksident, e vetmja që doli e dëmtuar ishte pasagjerja e motoçikletës.
Një tjetër motoçiketë është përfshirë në një aksident tjetëer pranë Urës së Tabakevë në Tiranë, e cila goditi një 55-vjeçar, që për fat të mirë nuk ndodhet në gjendje të rënde për jetën.
Top Channel