Soçi, Kanadaja sukses në ski dhe hokej

11/02/2014 00:00

Kanadezi Aleks Bilodo ka dhënë maksimumin në garën e tij të stilit të
lirë, duke marrë medaljen e artë në Lojrat Dimërore të Soçit, duke u
shpallur në të njëjtën kohë edhe skiatori i parë i kësaj disipline që
fiton dy medalje të arta.

26-vjeçari, i cili ka deklaruar më parë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit, ka arritur të bëjë një dalje shumë të mirë në momentin e fundit duke lënë pas një tjetër kanadez, Mikael Kingsburi, që mori medaljen e argjendtë.

21-vjeçari e ndali kronometrin 24.71 duke i dhënë kështu Kanadasë medaljen e gjashtë në këto lojra. Ndërkohë, medaljen e bronxtë në këtë disiplinë e mori rusi Aleksandër Smushliajev, pasi e ndali kronometrin në kohën 24.34.

Gjermania dominon në kategorinë e slitës

Gjermania Natali Gizenberger, pretendentja për medaljen e artë në këto lojra, në kategorinë e slitës, ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit pas dy daljesh.

Katër vite më parë ajo fitoi medaljen e bronxtë, regjistroi rekord në rrëshqitjen e saj të parë duke e ndalur kohën në 49.891 sekonda, një kohë e cila ishe rreth gjysmë sekondë më e shpejtë se koha e saj më e mirë e mëparëshme.

Bashkombësja e saj, fituesja e madljes së artë në vitin 2010, Tatjana Huener u rendit pas Gizenberger me një distancë prej 7 të dhjetave, duke lënë në vendin e tretë amerikanen Erin Hamlin.

Vlen për t’u theksuar se Gjermania e ka monopolizuar këtë katergori garash për femra, pasi i ka fituar ajo medaljet e arta duke filluar që nga lojrat e vitit 1998 në Nagano.

Kanadaja shkëlqen edhe në hokej

Kanadaja i është afruar shumë medaljes së katërt të artë të hokejit në akull për femra, ku fitoi 3-0 përballë Finlandës.

Vlen për t’u përmendur se përfaqësuesja e Kanadasë është në çdo aktivitet të tillë pretendente për medalje të artë dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje në aktivitete madhore hokeji, ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara.

Aktualisht Kanadaja do të sigurojë një nga dy vendet e para të grupit A, për të kaluar për në çerekfinale, por mbetet për t’u parë përballja e saj me SHBA-në ditën e mërkurë.

Top Channel