Robben: Do të humbasim ndeshje herët a vonë

11/02/2014 00:00

Arjen Robben nuk mendon se Bayern Munchen do e përfundojë këtë sezon të Bundesligës me shifrën 0 në kolonën e humbjeve.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë grumbulluar 18 fitore dhe 2 barazime në 20 javë kampionat dhe kohët e fundit Franck Ribery ka deklaruar se qëllimi i bavarezëve është ta përfundojnë kampionatin pa asnjë humbje. Por, Robben nuk mendon se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Do të mundemi herët a vonë, por e rëndësishme është që nuk do të jetë një humbje që do të na shpërqendrojë”, tha hollandezi për faqen zyrtare të Bundesligës.

“Nuk na interesojnë rekordet. Ne nuk mendojmë për ndeshjet radhazi të fituara apo për ndeshjet radhazi pa humbje”, shtoi Robben.

Ndeshja e radhës e Bayern Munchen do të jetë të mërkurën ndaj Hamburgut, takim i vlefshëm për Kupën e Gjermanisë.

Top Channel