
Një raport që i është prezantuar BE-së nga Prishtina zyrtare tregon për
elementë të MUP-it serb që ende operojnë në Kosovë. Po kështu, në raport
flitet edhe për struktura të armatosura e paraushtarake
në veri.
Raportin me këto të dhëna qeveria e ka përcjellë në Bruksel tre javë më parë, por jo edhe në Kuvendin e Kosovës. Në Kuvend kanë fajësuar kryeministrin Hashim Thaçi se po fsheh informata.
Por në kabinetin e Thaçit kanë thënë se ka munguar kërkesa e deputetëve për raportim, shkruan “Koha Ditore”. Ndërkohë, nuk dihet nëse çështja në fjalë do të trajtohet në raundin e radhës të bisedimeve në Bruksel, Thaçi-Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.
Deri tani dihet se në takimin e datës 12 shkurt temë diskutimi do të jetë funksionimi i gjykatave dhe policisë në veri, vazhdim i bisedës nga takimi paraprak, pasi palët nuk arritën të pajtoheshin plotësisht.
Top Channel