Ende në moshën e pafajësisë, Miranda Kerr u zotua: “Nuk do të zhvishem kurrë nëse bëhem modele”.
Në moshën 13-vjeçare, australiania sapo kishte fituar një konkurs për modele të ardhshme dhe e ftuar në një studio televizive, së bashku me nënën e saj, vajzës i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve të vështira për moshën e saj.
Në një prej pyetjeve, prezantuesja i kërkoi të dinte nëse kishte diçka të cilën nuk do të pranonte të bënte, nëse një ditë arrinte të bëhej një modele e njohur.
“Nuk do të pozoj kurrë me të brendshme. Nuk e pelqej. Për mua moda është një mënyrë për të njohur njerëz, për të udhëtuar e për t’u argëtuar, vetëm kaq”, u përgjigj me ndrojtje Miranda.
17 vjet më pas, të gjithë e njohim trajektoren e Kerr në botën e modës. Sot, ajo është një prej modeleve më të suksesshme ndonjëherë, pikërisht falë famës së fituar duke pozuar jo vetëm me të brendshme, por në disa raste thuajse edhe nudo.
Top Channel