Kupa e Mbretit, Real shkon në finale

11/02/2014 00:00

Dy gola me 11-metërsh të Cristiano Ronaldos i kanë dhuruar Realit fitoren 2-0 ndaj Atletico Madrid, dhe njëkohësisht finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Në fakt, madrilenët e drejtuar nga Ancelotti, e kishin siguruar finalen që në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ku fituan me rezultatin e thellë 3-0.

Me dy gola të shënuar në “Vicente Calderon”, portugezi Ronaldo e çon në 20, numrin e golave në Kupën e Mbretit, që kur ka ardhur në Spanjë në vitin 2009, duke lënë pas Lionel Messi, i cili gjatë këtyre 4 viteve ka shënuar 19 gola.

Në momentin kur skuadrat po shkonin drejt dhomave të zhveshjes, në pushim të ndeshjes, Ronaldo është goditur në kokë me çakmak, xhest që sipas mediave spanjolle do t’i kushtojë shumë skuadrës së Atletico-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA