
Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar ndeshjen
miqësore që pritet të zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në
Mitrovicë, ndërmjet Kosovës dhe Xhamajkës.
Por shtëpia e futbollit kosovar tashmë e ka njoftuar FIFA-n rreth organizimit të kësaj ndeshjeje konform vendimit të Sepp Blatter, i cili në janar e lejoi Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare në përputhje me disa modalitete që i kishte vendosur numri një i futbollit botëror.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Arena” zyra për informim e FIFA-s. “Në përputhje me modalitetet e vendimit të FIFA-s për ta lejuar Kosovën të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare me klube dhe përfaqësuese, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) na ka njoftuar me shkrim rreth qëllimit të saj për ta zhvilluar një miqësore kundër Xhamajkës më 4 mars në territorin e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të FIFA-s dërguar gazetës “Arena”.
Top Channel