Kamikazi britanik në Siri

11/02/2014 15:55

Britania e Madhe konfirmoi se një shtetas britanik sakrifikoi jetën në një sulm vetvrasës në Siri.

Kjo është hera e parë, në dijeninë e Londrës, që një britanik shndërrohet në një kamikaz, në mbështetje të kauzës së një pjese të kryengritësve fondamentalistë në Siri.

Xhihadisti, i njohur me emrin Abu Suleiman al-Britani besohet se vjen nga Suseksi.

Video të postuara online tregojnë al-Britanin duke drejtuar një kamion të mbushur me eksplozivë, i cili shpërthen pranë mureve rrethuese të një burgu në qytetin e Aleppos.

Sulmi vetvrasës u regjistrua javën e shkuar.

Disa qindra shtetas britanikë besohet të kenë udhëtuar drejt Sirisë, për të luftuar përkrah militantëve islamikë për rrëzimin e qeverisë së Bashar al-Assadit.

Sipas shërbimeve të inteligjencës, një në 10 militantë të huaj besohet të jetë prej Europës, ndërsa pjesa tjetër persona nga Arabia Saudite, Tunizia apo Libia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA