Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë 100 ditë para zgjedhjeve lokale në Greqi dhe ato për PE që do të
zhvillohen së bashku në 18 dhe 25 maj të këtij viti, skena politike
greke paraqitet më e paqëndrueshme se kurrë ndonjëherë.
Kjo per faktin se shumica e qytetareve nuk jane te bindur per politikat dhe programet qe ndjekin partite e ndryshme greke.Sipas sondazhit te fundit per televizionin me te madh privat te vendit MEGA CHANNEL ne lidhje me zgjedhjet per PE, Radikalet e Majte te partise SYRIZA udheheqin me 20.8% te votave, te ndjekur nga Demokracia e Re me 19%.
Ne vend te trete vjen AA dhe Partia Komuniste me 7% secila dhe me pas socialistet e PASOK-ut me 5.3%. Pothuajse te njejtat perqindje sigurojne partite greke edhe ne rast se do te kishim se afermi zgjedhje parlamentare.Eshte per t’u theksuar se 30% e grekeve nuk jane te bindur me asnje nga programet ekonomike te partive politike, ndersa 74.2% e tyre vleresojne se Radikalet e Majte nuk jane te gatshem ende te qeverisin vendin.
Shumica e te anketurave,65,5%, eshte pro qendrimit ne zonen e euros duke pranuar edhe sakrifica te reja,madje eshte dakord qe Greqia te marre nje pakete te trete ndihme, por pa kushte nga kreditoret e saj.Persa i perket lidereve politike, 42.8% e te pyeturve konsiderojne se Kryeministri me i pershtatshem per vendin eshte Antonis Samaras,ndersa vetem 30% vleresojne pozitivisht udheheqesin e opozites Aleksis Tsipras,i cili mbeshtetet nga e Majta Europiane ne kandidimin e tij per postin e presidentit te Komisionit Europian. Vlen per te permendur se me shume se 62% e te anketuarve cilesojne AA si nje organizate kriminale, ndersa gati nje ne gjashte vete kerkon qe te mos i ndalohet e drejta kesaj force politike te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme.
Top Channel