Protestat që kanë tronditur prej disa ditësh Bosnjen vazhduan edhe gjatë së martës, edhe pse numri i pjesëmarrësve në manifestime u duk i reduktuar.
Demonstratat më të mëdha kundër varfërisë dhe korrupsionit u mbajtën në qendrat kryesore urbane të Bosnjes, në kryeqytetin Sarajevë, në Tuzlla, Mostar e Bihaç.
Disa mijëra persona u grumbulluan përpara zyrës së kryeministrit në Sarajevë, për të kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Si masë paraprake sigurie, autoritet evakuan punonjësit e institucioneve kryesore.
Më parë gjatë javës, protestuesit i vunë zjarrin presidencës dhe disa institucioneve të tjera, gjatë manifestimeve të dhunshme që përjetoi vendi.
Pritet që manifestuesit të rikthehen përsëri në rrugët e qyteteve kryesore edhe gjatë të mërkurës.
Top Channel