BE: Zgjedhje të lira presidenciale

11/02/2014 00:00

Bashkimi Evropian bëri thirrje për krijimin e një qeverie të re në Ukrainë, hap ky i cili sipas bllokut, duhet të pasohet nga organizimi i zgjedhjeve presidenciale të lira dhe të drejta.

Mundësia e sanksioneve, edhe pse qëndron pezull prej kohësh, këtë radhë u zgjodh të mos përmendej.

Qëndra e Kievit vazhdon të mbetet e mbushur me barrikada në javën e tretë të mosmarreveshjeve mes protestuesve dhe ekzekutivit.

Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e presidentit Viktor Janukoviç duket se ka marrë mbeshtetjen e BE-së.

Në takimin e së Hënës, ministrat e Jashtëm të bllokut dolën me një deklaratë të përbashkët ku pretendohej miratimi i reformes kushtetuese që duhet t’i hapë rrugën organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta presidenciale.

28 krerët e diplomacive të Bashkimit Europian u shprehën të alarmuar nga situata e të drejtave të njeriut në vend, përfshirë këtu dhunën, rastet e zhdukjes së personave, torturën dhe frikësimin si pjesë e masave të autoriteteve kundër protestave të opozitës, duke pasqyruar kështu një atmosfere pandëshkueshmerie për veprimet e tyre.

“BE-ja është e gatshme të ndihmojë Ukrainen financiarisht nësë krijohet një qeveri e re, e cila të ndjekë rrugën e reformave ekonomike dhe politike. Përgatitja për zgjedhje të lira e të ndershme do të kontribuonte për ta vendosur vendin ne nje rrugë të tillë të qëndrueshme”, shkruhej në deklaratë.

Prej gati tre muajsh, vendi nuk ka qetesi dhe protestat anti-qeveritare te nxitura nga refuzimi i Janukoviçit per te firmosur marreveshjen tregtare me Bashkimin Europian, duke preferuar te pranoje nje pakete ndihme 15 miliarde dollareshe nga Rusia, duken te destinuara te vazhdojne.

Kriza politike po e shtyn Ukrainen edhe drejt nje ngerci ekonomik; monedha e saj e rezervat e huaja po bien ndersa Moska e ka pezulluar dhenien e kesteve te huase.

Me vemendjen e kthyer nga Rusia si mikëpritëse e Lojërave Olimpike Dimërore, gjendja per momentin ka mbetur ne vendnumero.

Por, shume protestues druhen se pas perfundimit te Olimpikeve te Dimrit, mund te mberrije nje tjeter goditje e ashper nga ana e autoriteteve qe gezojne mbeshtetjen e Kremlinit.

Top Channel