
E përmuajshmja britanike ‘Four Four Two’ ka realizuar një intervistë të gjatë me Mario Balotellin, në të cilën sulmuesi i Milanit dhe kombëtares italiane flet për famën e tij si “djalë i keq”, racizmin dhe Botërorin e Brazilit.
Futbollisti zbuloi se kur ishte fëmijë, idhulli i tij ka qenë boksieri Majk Tajson: “Ndonjëherë më duket se sillem si ai kur jam në fushë.” Në lidhje me idhujt në futboll, ata janë dy: “Ronaldo dhe Ibrahimovic.”
SuperMario shton se racizmi është “armiku më i madh”, ajo gjë që nuk e duron dot: “Jam i gatshëm të largohem nga fusha kur dëgjoj kore raciste. Nëse një kor nuk është racist apo diskriminues, unë nuk e kam problem.”
Në fund, dy fjalë për Kupën e Botës: “Nuk e shoh si një moment të rëndësishëm për mua. Do të shkoj për të përjetuar një eksperiencë të bukur dhe të kënaqem. Do të jetë Botërori im i parë dhe dua të zbavitem.”
Top Channel