Ministria e Mjedisit premton se do të veë në kontroll mbetjet spitalore,
të cilat deri më tani janë gjendur nëpër kazanët e mbeturinave në
qytete apo dhe në ambiente të hapura.

Kryeinspektori i Mjedisit konfirmon se janë shumë subjekte, të cilat e kanë shkelur ligjin për përpunimin e mbeturinave, pasi poliklinika, laboratore dhe spitale publike e private, të cilet nuk disponojnë autoklave për përpunimin e mbetjeve spitalore, duhet të lidhin kontratë me një subjekt të licensuar për këtë qëllim.

“Se jemi në dijeni të kësaj situate, është nisur edhe ky aksion kaq i madh, përderisa shtrihet në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe shumë shpejt do të shihni edhe reagimin që do këto subjekte do të bëjnë më këtë program. Të gjitha subjektet që gjenerojnë mbetje spitalore, në bazë në Vendimit të Këshillit të Ministrave janë të detyruar të mbajnë regjistra për hyrje dhe për dalje se sa është masa e mbetjeve që gjenerojnë. Për subjekte që janë të shumtë, janë diku rreth 5 mijë subjekte, të cilat gjenerojnë mbetje spitalore në të gjithë Shqipërisë do të merren masa derisa të jepet zgjidhja”, thotë Ergys Agasi, kryeinspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.

Në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUT, inspektore te mjedisit kane pare se si funksionon ky proces ne qendren me te madhe spitalore ne vend, ku ndahen me vete mbetjet anatomike nga mbetjet urbane apo mbetjet e rrezikshme spitalore.

Ne Qendren Spitalore Universitare prodhohen gjithsej 75-80 tonë mbetje spitalore te rrezikshme, te cilat perpunohen ne hidroklaven qe QSUT disponon dhe 5 tonë mbetje anatomike, te cilet perpunohen ne nje subjekt privat.

Top Channel