Arrestohet për pak sekonda terroristi i Al Kaedës
11/02/2014 00:00
Ka zgjatur vetëm 30 sekonda arrestimi i një prej terroristëve më të
kërkuar, në zemër të Tripolit, kryeqytetit të Libisë, ne tetor te vitit
2013.
Pamjet e publikuara nga gazeta “The Washington Post” tregojnë Abu Anas al-Liby, që rrembehet nga një makinë jashtë shtëpisë së tij dhe me pas futet në një furgon të bardhe.
Një prej udheheqesve te Al Kaedës është në pritje të gjyqit në Nju Jork. Ai mohoi cdo përfshirje në sulmet me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998, ku humbën jetën 224 persona dhe 5000 të tjerë u plagosën. Pas rrembimit të tij, Al Libi u mbajt në bordin e një anije amerikane në Detin Mesdhe, ku dhe u mor në pyetje. Me pas ai u dërgua në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel