" /> ">
Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chans rezultuan filantropët më të mëdhenj amerikanë gjatë 2013-s.
Çifti dhuroi për bamirësi 18 milionë aksione të “Facebook”, tek fondacioni i “Silicon Valley”.
Një donacion me vlerë prej 970 milionë dollarësh, ai i Zuckerberg ishte më i madhi i bërë nga një person i vetëm në SHBA.
Një shumë e tillë tejkaloi edhe zemërgjerësinë e filantropëve të tjerë të mëdhenj, si Bill dhe Melinda Gates.
Fondacioni i financuar prej Zuckerbergut merret me shpërndarjen e ushqimeve për personat më të varfër.
Gjatë dy viteve të fundit, Zuckerberg dhe Chan i kanë dhuruar mbi 36 milionë aksione “Facebook”-ut.
Bill Gates, ish-njeriu më i pasur i botës dhe bashkëshortja e tij Melinda dhuruan rreth 181,3 milionë dollarë gjatë vitit të shkuar, duke e çuar në 3,3 miliardë dollarë shumën e dhënë për bamirësi që prej vitit 2004.
29-vjeçari Zuckerberg u shndërrua pak vite më parë në miliarderin më të ri të botës, ndërsa pasuria e tij llogaritet në 19 miliardë dollarë ose gjashtëfishi i buxhetit vjetor të shtetit shqiptar.
Top Channel