Shpërthimi i gabuar, vetvriten 21 militantë

10/02/2014 16:15

Të paktën 21 militantë mbetën të vrarë në Irakun Qëndror, pasi një autobombë që kishin përgatitur shpërtheu gabimisht pranë tyre, informoi të hënën “Agence France Presse”.

Militantët po filmonin një video propagandë të personit që kishte zgjedhur të flijohej me automjetin e mbushur me eksplozivë, kur ndodhi shpërthimi.

Autoritetet irakene konfirmuan se shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit pranë qytetit të Samarës, prej kohësh një bastion i militantëve në Irak.

Dhuna ndërfetare është përshkallëzuar në mënyrë të frikshme në Irakun e ndarë në 60% shiitë dhe 35% sunitë dhe gjatë vitit 2013, të paktën 8 mijë persona mbatën të vrarë në atentate të ndryshme në të githë Irakun.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara për Janarin, në Irak mbetën të vrarë të paktën 618 civilë dhe 115 anëtarë të forcave të sigurisë, si rrjedhojë e dhunës ndërfetare.

Megjithatë, nga statistikat përjashtohet bilanci i të vdekurve nga luftimet në Anbar, krahinën ku militantët sunitë të lidhur me Al-Kaedën kanë marrë kontrollin e disa pjesëve të qytetit të Faluxhës dhe Ramadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA