Shia LaBeouf me qese në kokë në premierën e ‘Nymphomaniac’
10/02/2014 00:00
Shia LaBeouf u paraqit me një qese në kokë ku shkruhej “NUK JAM MË I FAMSHËM” në premierën e filmit të tij të ri në Festivalin e Filmit në Berlin.
Aktori 27-vjeçar, i cili njoftoi tërheqjen nga “jeta publike” muajin e kaluar, refuzoi të tregonte fytyrën në premierën e ‘Nymphomaniac’ të dielën në mbrëmje.


Disa orë para premierës, Shia LaBeouf u largua nga konferenca e shtypit që në pyetjen e parë pa asnjë shkak.
Filmi ‘Nymphomaniac’ i regjisorit Lars Von Trier ka skena seksi 100% reale dhe pikërisht për këtë arsye Nicole Kidman hoqi dorë nga roli i saj.
Top Channel