Romanca e papritur në Evropë, politikani i ekstremit të djathtë në Francë në lidhje me Princeshën italiane Carolina
Kur vjen puna për të pozuar para aparateve, qoftë edhe lakuriq ajo largon tej sikletet duke treguar që është profesioniste në punën e vet.
Miranda Kerr këtë e tregoi më së miri edhe në setin e radhës fotografik për revistë “Ë”, ku shfaqet toples në disa imazhe bardhezi.
Imazhet publikohen në një kohë kur familja e 30-vjeçare, përfshirë këtu babai, nëna, vëllai dhe gjyshja e saj ndërmorën një hap të pazakontë duke iu lutur publikisht supermodeles që të rivendosë kontaktet me ta, që mungojnë prej më shumë se një vit.

Anëtarët e familjes së Kerr në një intervistë të gjatë për televizionin australian ABC thanë se nuk e kuptojnë vendimin e saj për të shkëputur lidhjet me ta. I ati i saj, John thotë madje se lajmin e ndarjes e mori vesh nga dhëndërri i tij, Orlando Bloom dhe jo nga vajza e tij.

Ai thotë se tashmë dëshiron që vajza e tij të martohet sërish, por këtë herë më një ‘person normal’, jo të famshëm.

Top Channel