Marc Anthony sërish beqar
10/02/2014 00:00
Marc Anthony dhe Chloe Green janë ndarë pas një viti lidhjeje. Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez është sërish beqar dhe këtë radhë faji është i axhendës së ngjeshur të çiftit.
Një burim tha për ‘Us Weekly’: “Janë ndarë për shkak të axhendave respektive, por nuk përjashtohet një ribashkim.”
Marc dhe Chloe fillimisht u ndanë në prill të vitit të kaluar për t’u bashkuar në qershor. Ata kaluan pushimet së bashku në St. Tropez të Francës. Kjo është ndarja e dytë e tyre.
Këngëtari 45-vjeçar është parë për herë të fundit në publik me 22-vjeçaren në ceremoninë e çmimeve Grammy më 26 janar.
Top Channel