Një grup kongresmenësh amerikanë i dërguan një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i kërkuar anëtarësimin e shpejtë të Malit të Zi në NATO.

Grupi i kongresmenëve lobues për Podgoricën ishte 40.

Anëtarësimi në NATO dhe në BE janë dy objektivat kryesorë të politikës së jashtme të fqinjëve tanë veriperëndimorë.

Kryeministri Milo Djukanoviç, më parë gjatë Janarit, në një konferencë për shtyp u shpreh besimplotë për marrjen e ftesës së anëtarësimit në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe në muajin Shtator.

Gjatë 2013-s, Podgorica refuzoi një ofertë konkrete të Rusisë, që i kërkoi marrjen me qera të portit të Tivarit, për të vendosur atje një pjesë të flotës së saj detare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA