
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla duke folur në analizën vjetore
të prokurorisë së Durrësit deklaroi se situata kriminale në vend
paraqitet shqetësuese pasi vihet re një rritje e krimit.
Duke iu referuar Durrësit, si vend ku për shkak të pozicionit qarkullojnë shumë njerëz dhe mallra përgjatë gjithë vitit, por ku luhen edhe interesa të mëdha ekonomike, Llalla kërkoi një bashkërendim të madh mes prokurorisë dhe gjykatës së rrethit, por edhe policisë së shtetit dhe policisë së kufirit në mënyrë që të mos shmangen kontrollet e nevojshme.
Kreu i organit të akuzës gjithashtu, e vuri theksin tek problematika me vendimmarrjet e Gjykatës së Apelit, e cila sipas tij shumë herë ka rrëzuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Top Channel