Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në mënyrë unanime e dëshiron Isa Mustafën, kryetarin aktual të LDK-së, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e zhvilluar edhe në këto çaste mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, ku pjesëmarrës është edhe kryetari i nderit, Fatmir Sejdiu.

Sipas burimeve të Top Channel brenda kësaj mbledhjeje, e cila është e para që pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, po kërkohet edhe raporti për zgjedhjet lokale dhe po kështu shkaqet për humbjen në Prishtinë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ditë më parë, individë dhe anëtarë të KP të LDK-së kishin shfaqur edhe publikisht shqetësimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve lokale, posaçërisht për humbjen e LDK-së në Prishtinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA