Shkolla fillore “Dardania” në Prishtinë është e para që merr dritën e gjelbër për t’iu kthyer mësimit, pas marrjes së rezultateve nga Inspektoriati Kombëtar i Shëndetit Publik lidhur me praninë e squfurit në derivatet për ngrohje.

Kjo u bë e ditur  nga zyrtarët e Komunës së Prishtinës, pas marrjes së rezultateve të 7 mostrave ku në 5 prej tyre në derivatet për ngrohje rezultoi mbidozë e theksuar e squfurit. Nderkohe që në bashkëpunim me komunën, Policia e Krimeve Ekonomike po heton rreth këtij rasti.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Jusuf Thaci në takim me drejtorët e institucioneve edukativo-arsimore, tha se nuk do të vazhdojë procesi mësimor në asnjë shkollë pa marrë vlerësimin e IKShP-së  se nuk do të rrezikohet shëndeti i nxënësve.

Ndërsa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërprerja e procesit mësimor vazhdon të konsiderohet e panevojshme. Po ashtu kunder është dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku thonë se derivatet për djegje në tregun e Kosovës, nuk janë aspak të rrezikshme.

Mbidoza e squfurit në naftën e shkollave mund të jetë si pasojë e rezervuarëve të papastër, por që as atëhere nuk paraqet rrezik për nxënësit. Në anën tjetër lidhur me këtë ka reaguar edhe Shoqata e Naftarëve të Kosovës.

“Menaxhimi i deritanishëm për kontrollin dhe garantimin e cilësisë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk është fare adekuat dhe nuk garanton cilësi e as siguri siç po tregon edhe rasti i fundit në komunë. Shoqata e naftëtarëve po pret rezultatet e analizave nga shkollat e ndryshme dhe ju bën thirrje organeve kompetente të merr masat e duhura për të mos lejuar cilësi të tillë të naftes askund në teritorrin e shtetit tonë e lërë më në shkollat tona.” thuhet në reagimin e tyre.

Ndërsa HIB Petrol, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për furnizim me derivate për institucionet shkollore përmes një komunikate sqaron detaje teknike duke hedhur poshtë pretendimet e komunës. “Ne kemi bërë furnizimin me naftë për ngrohje të tipit “Eurodiesel 10ppm”, e cila nuk është naftë industriale, por është naftë standarde, konform Udhëzimit Administrativ të MTI-së”, thuhet në  komunikatë.”

Situata po ndiqet me shqetësim edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e cila i bën thirrje autoriteve të marrin masat e duhura për të mos lejuar cilësi të tillë të naftes në teritorrin e shtetit. Kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, urdhëroi të premten mbylljen e shkollave në këtë komunë, pas pranimit të rezultateve nga laboratorët e licensuar nga Minstria e Tregëtisë dhe ku në derivatet e përdorura për ngrohje niveli i squfurit nëpër disa shkolla ishte 600% më i lartë se sa lejohet me Udhëzimin Administrativ te MTI-së.

Top Channel