Inter, fitorja e parë e vitit 2014

10/02/2014 00:00

Interi arrin fitoren e parë të vitit 2014. Në San Siro, skuadra e Mazzarrit ka mundur 1-0 Sassuolon dhe në këtë mënyrë barazon Veronën në vendin e pestë të klasifikimit në kuotën e 36 pikëve.

Pas një pjese të parë pa gola, ndeshjen e vendosi një goditje me kokë e mbrojtësit Walter Samuel në minutën e tretë të pjesës së dytë.

Në këtë ndeshje debutoi për Interin edhe blerja më e fundit në merkaton e janarit, braziliani Hernanes, por asgjë për t’u shënuar për të.

Trajneri Mazzarri u shpreh i kënaqur pas ndeshjes: “Luajtëm mirë. Në Itali është e vështirë të zhbllokosh ndeshjet dhe na u desh ca, por në fund ia dolëm të shënonim. Le të themi që e prishëm magjinë.”

Top Channel